Silva drejt MLS-s

Silva drejt MLS-s

20 September 2019 13:40

Mesfushori spanjoll David Silva do të vazhdoj karrierën në MLS pas largimit nga Manchester City në fund të këtij edicioni, kanë shkruar mediumet angleze të premten.

Mësohet se Silva tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin Inter Miami, që e ka pronar ish-mesfushorin e Anglisë, David Beckham, transmeton Koha Ditore.

Silva te ekipi amerikan do të transferohet si futbollist i lirë, pasi në verën e vitit të ardhshëm i skadon kontratë me Cityn. 33-vjeçari, para fillimit të këtij edicioni ka paralajmëruar largimin nga ekipi anglez, të cilit iu bashkua në vitin 2010 nga Valencia.

Silva me Cityn ka fituar tre tituj kampioni të Anglisë kurse këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat, duke asistuar pesë herë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme