Haaland, “bisha” norvegjeze që po vendos rekorde në futboll

Haaland, “bisha” norvegjeze që po vendos rekorde në futboll

19 September 2019 13:16

"Këtë vit jam rritur vetëm pesë centimetra", kishte thënë Erling Braut Haaland në një intervistë në nëntor të vitit 2017, një deklaratë që e shtyri normalisht gazetarin të pyeste çfarë mendoi me "vetëm". "Po, vitin e kaluar unë u rrita 11-12 centimetra", erdhi përgjigja e 17-vjeçarit atëbotë.

Te Molde në Norvegji, ai e kishte arritur vitin e shpërthimit, shkruan The Guardian.

"Ai ka shtuar 10-12 kilogramë që kur erdhi këtu në fillim të vitit", kishte thënë kryetrajneri i atëhershëm i Moldes, Ole Gunnar Solskjaer, para se të shtonte. "Natyrisht të gjitha muskuj, ndërsa shtoi edhe shumë besim".

Haaland, i biri i ish-mesfushorit të Manchester Cityt dhe Leeds Unitedit, Alfie Haland dhe i lindur në Yorkshire, nuk ishte gjithmonë i destinuar për sukses, transmeton Koha Ditore.

"Herën e parë që u paraqit te Molde unë nuk kam menduar se ka aq potencial", ka thënë Ruben Gabrielsen, ish-bashkëlojtar i tij, për "Nettavisen". "Por më pas u zhvillua në një mënyrë që kurrë nuk kam parë në jetën time. Ai është më i fortë se që duket dhe është shumë më i shpejtë se që duket - është një bishë".

Bishë nuk është përshkrim i keq. Vetëm pyesni mbrojtësit e Genkut që ndien forcën e sulmuesit 19-vjeçar të tashëm të Red Bull Salzburgut të martën, ndërsa ai shënoi "hat-trick" në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, një gjë që nuk ishte arritur që nga viti 2004 kur këtë bëri Wayne Rooney. Goli i parë erdhi pas vetëm 102 sekondave, me një gjuajtje zhagas nga afro 12 metra.

Të dytin e shënoi pas një kundërzbritjeje të shpejtë me këmbën e majtë, në të cilin aksion vrapoi afro 50 metra.

Ndërsa, të tretin e shënoi nga afërsia duke konkretizuar një asistim të Hwang Hee-Chan. Ndeshja përfundoi 6:2 për Salzburgun dhe pas ndeshjes, bashkëlojtari i Haalandit, Maximilian Woeber, nuk po mund të fshihte gëzimin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme