Sport

Garë e nxehtë për vend të dytë e për mbijetesë sot në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll, kthehet sot me ndeshjet e javës së 31-të.

Kjo xhiro pritet të jetë mjaft e “nxehtë” në garën për vendin e dytë, pasi që tashmë Trepça ’89 e ka siguruar titullin e kampionit, derisa “nxehtë” do të jetë edhe në përballjet e garës për ekzistencë në elitën e futbollit tonë.

Trepca’89 - Llapi dhe Feronikeli - Prishtina, janë dy sfidat vendimtare në garën për vendin e dytë, pozitë kjo që në rast se Besa fiton Kupën, atëherë skuadra që e mbyll sezonin në vendin e dytë pritet të dalë në Evropë.

Gjithsesi se edhe në takimet tjera të kësaj fundjave, priten ndeshje të forta, sepse pikët janë tejet të rëndësishme për çdo skuadër përveç Hajvalisë dhe Trepçës, që sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në një rang më të ulët garash.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.