Sport

Pas 6 vjetësh rinis puna për përfundimin e sallës sportive të shkollës së Irzniqit

Në shkollën e mesme të ulët "Maxhun Çekaj" në Irzniq të Deçanit kanë rinisur punimet për përfundimin e sallës së edukatës fizike, të cilat kishin nisur qysh në vitin 2013, por në mungesë buxheti kishte mbetur e papërfunduar deri tani.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi u shpreh se përmes finalizimit të kësaj salle sportive po krijohet ambient më i ngrohtë për nxënësit e Irzniqit me rrethinë.

Vazhdimin e punimeve në sallën sportive të shkollës "Maxhin Çekaj" e ka mirëpritur edhe drejtori i shkollës, Mehdi Dodaj.