Sport

Dhjetë të rinjtë që mund të ndriçojnë skenën e “Championsit”

Liga e Kampionëve kthehet këtë javë me disa përballje të mëdha në xhiron e parë të fazës grupore.

Paris Saint-Germain - Real Madrid, Napoli - Liverpool, Borussia Dortmund - Barcelona dhe Atletico Madrid - Juventus, janë përballjet kryesore të xhiros së parë të garës elitare të klubeve në kontinentin e Evropës. Çdo stinor ka një numër të yjve që arrijnë të bëjnë shpërthimin dhe të lënë gjurmë të mëdha, dhe ky stinor nuk është ndryshe, shkruan sot Koha Ditore.

Joao Felix (Atletico Madrid)

Nuk ka shumë tifozë të futbollit në Evropë që nuk kanë dëgjuar për Joao Felixin, por tash 19-vjeçari duhet të bëjë hapin e radhës dhe të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve. Përfshirja e vetme e deritashme në këtë garë ishte kur luajti 77 minuta për ish-skuadrën Benfican kundër AEK-ut të Athinës, në fazën e grupeve stinorin e kaluar.

Tash, pas transferimit të madh prej 126 milionë eurosh tek Atletico Madridi, Felixi pritet të ketë dukshëm më tepër rast. Tinejxheri, që shënoi 20 gola dhe asistoi 11 të tjerë në të gjitha garat për Benfican stinori e kaluar, ka pasur një start solid të jetës në kryeqendrën e Spanjës. Por ai duhet të prodhojë momentet e tij të magjisë nëse Atletico dëshiron ta kalojë grupin ku janë Juventusi, Bayer Leverkuseni e Lokomotiv Moska.

Tammy Abraham (Chelsea)

Gjatës kohës së tij në akademinë e Chelseat, Tammy Abraham kishte fituar Ligën e të Rinjve të UEFA-s, që është edicioni i Ligës së Kampionëve për U-19. Tash sulmuesi 21-vjeçar ka gjasa të lërë gjurmë në nivelin e të rriturve, ndërsa Chelsea është kthyer në Ligën e Kampionëve pas suksesit në Ligën e Evropës në maj të vitit të kaluar...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)