Analisti televiziv largohet për shkak të racizmit

Analisti televiziv largohet për shkak të racizmit

16 September 2019 22:12

Një stacion televiziv italian ka thënë se më nuk do të angazhojë një nga analistët pasi ai kishte bërë koment racist për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Duke folur për "TopCalcio24", analisti Luciano Passirani tha: "Nëse je një kundër një me atë, atëherë ai do të vrasë. Mënyra e vetme që ta përballosh atë është ndoshta t'i japësh dhjetë banane që t'i hajë".

Drejtori i programit Fabio Ravezzai, ka thënë se me gjithë kërkimfaljen e menjëhershme të Passiranit, ai më nuk do të jetë analist.

"Passirani është 80-vjeçar dhe për të komplimentuar Lukakun ai përdori një metafor që doli të ishte raciste. Unë nuk mund të toleroj gabime të tilla, qoftë nëse janë momentale dhe të pamenduara", ka thënë Ravezzani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme