Sport

Ragbi zbathur në Vietnam

Descriptive Text

Të zbathur dhe të përbaltur, një grup i të rinjve vrapon në një fushë të improvizuar në Vietnamin rural, duke pasuar dhe duke luajtur ragbi në një vend ku shumë pak njerëz kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë sport.

Këta të rinj i përkasin programit të vetëm të ragbit në Vietnam për vendasit, i cili mbështet fëmijët e vendeve të largëta. Disa prej tyre duhet të udhëtojnë me varkë për seancat stërvitore, të cilat nganjëherë tërheqin ndonjë kureshtar për t'i shikuar nga afër, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP-së.

Pak kush dinte ndonjë gjë rreth ragbit kur iu bashkuan kësaj skeme, pasi të gjithë ishin të habitur dhe të entuziazmuar rreth formës së topit.

Por duke parë interesimin e të rinjve për të mësuar më shumë për këtë sport, tani në Vietnam edhe tifozët janë të interesuar dhe po planifikojnë të përcjellin ndeshjet e kampionatit botëror, që do të nisë më 20 shtator në Japoni.

"Kurrë në jetën time nuk kam shikuar ndonjë ndeshje ndërkombëtare të ragbit. Por nëse me jepet mundësia, atëherë patjetër se do ta shikoj kampionatin botëror, që brenda pak ditëve do të nisë në Japoni. Unë kam filluar ta dua këtë sport dhe në të ardhmen e shoh veten si ragbist", tha 14-vjeçari Boa Cham, lojtar i ekipit Silver Fox nga qarku Kim Boi.

Me kampionatin botëror të ragbit, që do të mbahet për herë të parë në Azi, organizatorët e kësaj ngjarjeje në Japoni po shpresojnë që të rrisin popullaritetin e këtij sporti edhe në zonat e tjera si Kim Boi.

Janë këto zona ku futbolli është më i përhapur, ku shumica e fëmijëve e konsiderojnë si hero Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon. Madje edhe ata që po stërvitin ragbi, më shumë i njohin Messin e Ronaldon sesa yllin e ragbit të Zelandës së Re, Dan Carter.

"Kam dëgjuar për të vetëm pasi kam filluar të merrem me ragbi dhe tani kam rastin që të shoh në botëror se për çfarë lojtari bëhet fjalë", shton Boa.

Vietnami është një prej vendeve të pakta në Azinë Juglindore pa federatë të ragbit, kurse ndeshjet ndërkombëtare të këtij sporti nuk transmetohen rregullisht në televizionin kabllor....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)