Sport

Franca mposht Australinë për të rrëmbyer të bronztën në Botëror

Foto: Reuters

Kombëtarja e Francës në basketboll e ka mposhtur Australinë në garë për medaljen e bronztë në Botërorin “Kina 2019”.

“Gjelat” shënuan fitore me rezultat 67-59 “Wukesong Arena” të Pekinit, për të marrë dy herë radhazi vendin e tretë në Botëror, transmeton Koha.net.

Ishte De Colo ai që udhëhoqi Francën drejt këtij suksesi me 19 pikë, derisa 16 pikë shënoi Evan Fournier.

Në finale Spanja e Argjentina synojnë triumfin në Botëror.