Liverpool – Newcastle, formacionet zyrtare

Liverpool vazhdon serinë e fitoreve, mposht Newcastlen

14 September 2019 13:08
15:35

Liverpool ka vazhduar me fitore në Premier Ligën Angleze.

Kësaj radhe “The Reds” kanë mposhtur skuadrën e Newcastle me rezultat 3:1.

Mysafirët shënuan të parët, duke befasuar vendasit qysh në minutën e 7-të të ndeshjes, me anë të mbrojtësit të majtë, Williams.

Mirëpo më pas Liverpooli arriti ta përmbys rezultatin dhe atë qysh në 45 minutat e parë.    

Mane me dy gola të shënuar në minutën e 28 dhe 40 vulosi rezultatin e pjesë së parë.

Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol nga ana e Liverpoolit.

Në minutën e 72, Salah shënoi golin e tretë dhe të fundit për vendasit në këtë ndeshje.

Kujtojmë që Xherdan Shaqiri u inkuadrua nga banka rezervë në këtë ndeshje në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Liverpool mbetet e para në tabelë pa asnjë humbje në këto pesë xhirot e para të zhvilluara ndërsa Newcastle renditet në vendin e  16-të me 4 pikë të grumbulluara.

13:08

Liverpool – Newcastle, formacionet zyrtare

Liverpool e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Premier Ligë.

Skuadra e Jurgen Klopp ka bilanc fantastik ku në katër ndeshjet e para ka marrë po aq fitore.

Ndërsa këtë javë, Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Newcastle.

The Reds synojnë që të vazhdojnë me fitore kampionatin, në anën tjetër ‘Laraskat’ udhëtojnë për befasi në Anfield.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Adrian, Alexander – Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Origi.

Newcastle United:  Dubravka, Krafth, Schar, Lascelles, Dummett, Willems, Hayden, Shelvey, Atsu, Almiron, Joelinton.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme