Liverpooli në garë për Ruizin

Liverpooli në garë për Ruizin

13 September 2019 14:59

Pas Bayernit, Real Madridit e Barcelonës edhe ekipi i Liveproolit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga sajti italian "Calciomercato". Ruiz 23-vjeçar, pëlqehet nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp që është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro, pasi spanjolli ka kërkuar largimin nga Napoli në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Ruiz te Napoli u transferua vitin e shkuar nga Real Betisi për 30 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, ai ka dy paraqitje në Serie A kurse para tre muajve ka debutuar me Përfaqësuesen e Francës, duke regjistruar tri ndeshje deri më tani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme