Sport

Tottenham dëshiron shkëmbimin e Eriksenit me Dybalan

Tottenhami po dëshiron të diskutojë me Juventusin për yllin, Christian Eriksen.

Sipas mediave angleze Tottenhami ka interesim për sulmuesin, Paulo Dybala, derisa Juventusi ka shfaqur interesim për mesfushorin, Christian Eriksen.

Gjatë kësaj verë Dybala ishte i lidhur më një kalim të klubi anglez, mirëpo dështoi në momentin e fundit, transmeton kp.

Sipas disa spekulimeve është arritur marrëveshja dhe shkëmbimi do të ndodh në afatin e janarit.

Spurs dëshirojnë ta shesin danezin ose ta shkëmbejnë më ndonjë lojtar pasi në fund të sezonit do të bëhet lojtar i lirë.