Sancho nga fillimi ndaj Kosovës

Sancho nga fillimi ndaj Kosovës

09 September 2019 22:53

Ylli i Dortmundit, Jadon Sancho, do të luajë për Anglinë nga fillimi në ndeshjen me Kosovën, të martën në mbrëmje.

Sipas burimeve të “Sky Sports”, 19-vjeçari sulmues do të jetë pjesë e ekipit të parë duke ia zënë vendin yllit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Vetë përzgjedhësi Gareth Southgate, në konferencën për media, paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në ekipin e parë, për dallim nga ndeshja e së shtunës ndaj Bullgarisë, të cilën anglezët e fituan 4 me 0.

Southgate: Përballja me Kosovën, sfida më e vështirë deri tash

Anglia në ndeshjen e fundit startoi me këtë ekip: Pickford, Trippier, Keane, Maguire, Rose, Henderson, Rice, Barkley, Sterling, Kane, Rashford.

Po ashtu, sipas këtij raportimi, Southgate do të luajë nga fillimi edhe me Trent Alexander-Arnoldin e Liverpoolit dhe Ben Chilwellin e Leicesterit që do të zëvendësojnë Kieran Trippierin dhe Danny Rosen.

Angli-Kosovë luhet të martën me fillim nga ora 20:45 në Southampton, në kuadër të Grupit A kualifikues për “Euro 2020”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme