Sport

Ëndrra sportive e bërë realitet për Kosovën e rënduar nga lufta

Londër, 9 shtator (The Telegraph) - Në fjalët e seleksionuesit të tyre, lojtarët e Kosovës që do të përballen me Anglinë në Southampton të martën mbrëma, nuk janë si futbollistë të "tjerë".

"Unë kam folur me ta për historinë e Kosovës, që ka vuajtur shumë", ka thënë Bernard Challandes më herët këtë vit. "Unë u kam thënë atyre se nuk janë si futbollistë të zakonshëm, duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve të tyre dhe gjeneratave të kaluara në Kosovë". Challandes po fliste pasi skuadra e tij ishte rikthyer nga disavantazhi për të shënuar fitore në çastet e fundit në ndeshje në Bullgari në qershor. Deri në atë moment Kosova nuk po llogaritej ndonjë pretendente për t'u kualifikuar në Evropianin 2020. Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe një kujtesë se Kosova nuk do të jetë një pengesë e lehtë që shumë shikues të zakonshëm mund të presin.

Kosova ka dhënë një paralajmërim tjetër këtë fundjavë. Ndërsa Anglia shënoi fitore komode në Wembley të shtunën ndaj Bullgarisë, Kosova iu gëzua një fitoreje 2:1 ndaj Çekisë duke çimentuar vendin si sfiduesi i parë i skuadrës së Gareth Southgatet në grupin kualifikues, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova është e pamposhtur në 15 ndeshje, një seri që shtrihet që nga tetori i vitit 2017, ndonëse është pranuar nga UEFA dhe FIFA vetëm tre vjet më parë. Kjo ngritje është e vështirë të besohet, duke marrë parasysh resurset e futbollit që ka në dispozicion. Storia e Kosovës është e rëndësisë së madhe brenda sportit dhe në botën më të gjerë të politikës ndërkombëtare.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)