Sport

De Gea në plane të Juventusit

Juventusi është duke shikuar mundësinë të transferojë portierin spanjoll të Manchester Unitedit, David de Gea, bën të ditur "Mirror" të dielën.

Kontrata e De Geas me Manchester Unitedin skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Juventusi është duke shpresuar të transferojë yllin spanjoll pa dëmshpërblim. Në mënyrë të ngjashme Juventusi transferoi këtë verë Adrien Rabiotin nga Paris Saint-Germaini dhe Aaron Ramsey nga Arsenali, ndërkohë verën e vitit të kaluar transferoi Emre Canin nga Liverpooli.

Krerët e Juventusit e shohin De Gean si përforcim ideal në portë. De Gea është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi e Paris Saint-Germaini.