Kur Everton arriti te Gremio në vitin 2012, ai ishte një 16-vjeçar që donte të bëhej futbollist. Ai tani është sulmues i Përfaqësueses së Brazilit, që ka fituar edicionin e fundit të "Copa America" dhe është shpallur golashënuesi më i mirë.
"Ky është trofeu ynë më i madh", thotë Francesco Barletta, drejtori i akademisë së Gremios derisa qëndron në zyrën e tij në kompleksin që gjendet në periferi të Porto Alegres. "Ne nuk luajmë të fitojmë, ne luajmë të zhvillohemi. Kur lojtarët tanë arrijnë në këtë nivel, atëherë ky është një burim gëzimi për ne si klub".
Everton nuk ishte produkti i vetëm i akademisë së Gremios në ekipin e Brazilit që fitoi trofeun e Copa America në muajin korrik. Mesfushori i Barcelonës, Arthur, gjithashtu ka dalë nga akademia e klubit nga Porto Alegre. Everton dhe Arthur fituan "Copa Libertadores" në vitin 2017 së bashku me Gremion, në një skuadër që përfshinte gjashtë lojtarë të tjerë që ishin bashkuar në akademi si adoleshentë. Ishte aty edhe sulmuesi Luan, i cili u zgjodh lojtar i turneut, shkruan sot Koha Ditore.
Everton e Luan nuk janë emrat e vetëm të mëdhenj që janë zhvilluar apo po zhvillohen në akademinë e Gremios. Një gjeneratë e re, përfshirë emrat si Jean Pyerre, Pepe e Matheus Henrique po del në skenë dhe të rinjtë po dëshmojnë aftësi të mëdha futbolli. Të tre ata u aktivizuan javën e kaluar në fitoren e Gremios ndaj Palmeirasit, për kalim në gjysmëfinale të Copa Libertadores, për vitin e tretë rresht.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
7 shtator 2019 12:01
-
Shpërndaje në: