Sport

Dembele: Do të luftoj për të ardhmen time Barcelona

Descriptive Text

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele insiston që është duke menduar vetëm për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Nuk po mendohet që Dembele do të këtë vend në formacionin e parë pas arritjes së sulmuesit, Antoine Greizmann.

Francezi tha se gara nuk e frikëson dhe  se do të bëjë me të mirën, transmeton kp

“Nuk me intereson kush vjen, gara nuk më frikëson, do të luftoj për të pasur sukses”, deklaroi ai.

Sulmuesi gjithashtu tha se do të qëndroj te Barcelona dhe të bëj ëndrrën e tij realitet që është fitorja e Topit të Artë.