Sport

The Guardian: Kosova e hendikepuar para sfidës me Anglinë

Foto: FFK

The Guardian e ka future Kosovën në mesin e dhjetë gjerave që duhet shikuar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 që zhvillohen në shtator.

E përditshmja britanike thotë se Kosova është e hendikepuar para sfidës ndaj Anglisë për shkak të lëndimeve të yjeve të skuadrës, veçanërisht në mungesë të Milot Rashicës e Arbër Zenelit, transmeton Koha.net.

“Storia e suksesit të Kosovës tashmë dihet mirë dhe të martën në St Mary do hyjnë pas një vazhdimësie prej 14 ndeshjeve pa humbje, përfshirë këtu edhe fitoren spektakolare herën e fundit në udhëtim te Bullgaria”, shkruan The Guardian.

Tutje ajo thotë se është mëkat që Kosova ndaj Anglisë do të luajë pa dy lojtarët kryesorë, Milot Rashicën e Arbër Zenelin.

“Është kombëtarja më e re në Evropë, dhe ditëve të sotme ‘vrastare’, e gjithkush që pret që Anglia ta ketë të lehtë duhet ta rimendojë, por është mëkat që ajo udhëton pa dyshen e saj më të rrezikshme”, shkruan The Guardian. “Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë dy nga anësorët më tërheqës, por që të dy të lënduar”.

E sipas të përditshmes britanike mungesa e tyre dobëson shanset e Kosovës për të arritur Euro 2020. E përveç tyre do të mungojnë edhe Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu.

Megjithatë, sipas The Guardian, Kosova ka ende lojtarë të rrezikshëm siç janë dyshja në top formë Vedat Muriqi e Bersant Celina.

“Kosova ka edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm, siç janë sulmuesi në formë i Fenerbahçes, Vedat Muriqi dhe ylli i Sëanseas, Bersant Celina. Prandaj, nëse të shtunën në shtëpi dalin të padëmtuar ndaj Çekisë atëherë një befasi mund të ndodhë në Southampton”, shkruan The Guardian.