Sport

Wenger i hapur që të drejtojë përfaqësuese në Botërorin 2022

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se do të ishte i hapur për të drejtuar ndonjë përfaqësuese në Botërorin 2022 të futbollit.

Trajneri francez nuk ka punuar që kur u largua nga Arsenali në verën e vitit 2018, por ai thotë se gjithmonë ka dashur të drejtojë ndonjë përfaqësuese në Kupë të Botës.

"Do të jetë interesante të shohim se si zhvillohet situata, por në përgjithësi unë gjithmonë kam thënë se dua të shkoj në Kupën e Botës, pasi kam vlerësuar se është puna e një kryetrajneri që të jetë aty ku luajnë futboll futbollistët më të mirë në botë", ka thënë Wenger për "beIN Sports".