Pesë gjërat e veçanta të ndeshjeve eliminatore të “Euro 2020”

Pesë gjërat e veçanta të ndeshjeve eliminatore të “Euro 2020”

04 September 2019 13:09

Futbollistët më të mirë në Evropë tashmë janë të grumbulluar me përfaqësueset e tyre. Në ditët në vazhdim luhen dy xhirot e ardhshme të eliminatoreve për kampionatin evropian të vitit 2020. Ka plot të veçanta lidhur me këto ndeshje, por ne kemi zgjedhur pesë prej tyre.

Dy të parët në secilin nga dhjetë grupet eliminatore kualifikohen direkt në Evropianin e vitit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Katër vendet e mbetura do të vendosen nëpërmjet serisë së ndeshjeve të plejofit ku përfshihen skuadrat që kanë fituar grupet e tyre në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Këto ndeshje të plejofit luhen vitin e ardhshëm.

Ndeshjet kualifikuese nisin të enjten.

Gjermanët takohen sërish me holandezët

Fqinjët, Gjermania dhe Holanda, do të përballen për herë të katërt që nga Botërori 2018. Dy përfaqësueset do të ndeshen në kuadër të Grupit C në Hamburg të premten.

Gjermania e Holanda ishin në një grup në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, ku Holanda fitoi 3:0 në shtëpi dhe barazoi 2:2 si mysafir, duke përfunduar në krye të grupit, ndërsa nisën edhe fjalët për ringjalljen e holandezëve pas dështimit që të kualifikohen në Euro 2016 dhe Botërorin 2018.

Mirëpo, Gjermania fitoi ndeshjen e parë të Grupit C të eliminatoreve, 3:2 në udhëtim në mars, që e ka lënë Holandën në një situatë jo shumë komode.

Holanda ka tri pikë nga dy ndeshje, ndërsa Gjermania ka numër maksimal prej nëntë pikëve nga tri ndeshje. Irlanda e Veriut kryeson me 12 pikë nga katër ndeshje, pas fitoreve si vendas dhe mysafir ndaj Bjellorusisë e Estonisë.

Historikisht, ka pasur shumë pak dallim në duele mes gjermanëve dhe holandezëve. Në 42 përballje, Gjermania ka fituar 15 herë, Holanda ka 11 fitore dhe 16 ndeshje kanë përfunduar baras.

Seleksionuesi i Zvicrës e kupton vendimin e Shaqirit

Seleksionuesi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka thënë se e kupton vendimin e futbollistit ofensiv, Xherdan Shaqiri, që të mos grumbullohet për ndeshjet e Grupit D kundër Irlandës dhe Gjibraltarit. Shaqiri ka dashur të koncentrohet në karrierën e tij te Liverpooli, ku ka pasur vështirësi të sigurojë minutazhë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme