Sport

Halimi prezantohet te Sandhauseni

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, të hënën është prezantuar te ekipi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Sandhausen.

Halimi te Sandhauseni është transferuar nga Brondby dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2021.

Te Sandhauseni e shohin Halimin si një përforcim të rëndësishëm për edicionin 2019/20.

“Besari është reprezentues i Kosovës dhe lojtarë me përvojë të madhe. Ne jemi të lumtur që kemi arritur të sjellim në radhët tona një lojtar cilësor si Halimi”, ka thënë drejtori sportiv i Sandhausenit, Mikayil Kabaca.

Te Sandhauseni, Halimi do të jetë bashkëlojtar me reprezentuesin tjetër të Kosovës, mbrojtësin e krahut të majtë, Leart Paqarada.

Halimi me Brondbyn ka fituar Kupën e Danimarkës, kurse gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e klubeve si Mainz, FSV Frankfurt e Stuttgart Kickers.

Ai prej vitit 2016 është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe deri më tani ka shënuar një gol në 13 paraqitje.