Kthimi i Francës në një superfuqi hendbolli

Kthimi i Francës në një superfuqi hendbolli

01 September 2019 14:39

Rruga ka qenë e gjatë, por Franca u bë përfaqësuesja më e mirë në botën e hendbollit, duke fituar numrin më të madh të titujve nga një ekip përfaqësuese, gjatë një serie të arritjeve të pashembullta.

Skuadra që ka arritur majën e renditjes botërore në hendboll nuk kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike nga prezantimi i sportit në program olimpik në "Mynih 1972" e deri te "Seoul 1988", ku po ashtu nuk mori pjesë.

Por çdo gjë nisi të ndryshojë për "të kaltrit" me ardhjen e trajnerit Daniel Costantini në mesin e viteve ‘80. Ai riktheu fatin e Përfaqësueses duke prezantuar metoda të reja dhe pritje të reja, po ashtu edhe duke u përqendruar te një gjeneratë e re e yjeve botërore në ngritje, përfshirë Jackson Richardsonin.

Franca më në fund u kualifikua në Lojërat Olimpike për herë të parë në "Barcelonë 1992", ku rrugëtimi i saj veçanërisht ishte në qendër të vëmendjes. Nisi me fitore prestigjioze ndaj nikoqirit Spanjës në përballjen e saj të parë olimpike dhe gradualisht arriti deri në gjysmëfinale. Para ndeshjes gjysmëfinale, hendbollistët francezë ngjyrosën flokët e bardhë. Në gjysmëfinale Franca u mposht nga Suedia, por Franca e përbërë nga emra si Denis Lathoud, Frederic Volle, Stephane Stoecklin, Philippe Gardent e Jackson Richardson arriti të fitojë të bronztën, duke mposhtur Islandën në ndeshje për vend të tretë. Publiku francez i quajti ata "të bronztët"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme