Osasuna befason Barçën me supergol

Barça vetëm barazim me Osasunën

31 August 2019 17:12
18:56

Barcelona s’ka arritur më shumë se një barazim si mysafire e Osasunës në xhiron e tretë të La Ligës.

Ekipet barazuan me rezultat 2 me 2.

Roberto Torres realizoi dy golat për vendasit, teksa Ansu Fati dhe Arthur shënuan për Barçën.

Pas tri ndeshjeve, Barcelona ka vetëm katër pikë në La Ligë.

18:14

16-vjeçari Ansu Fati realizon për Barçën

Supertalenti Ansu Fati ka shënuar golin e parë për Barcelonën.

16-vjeçar realizoi me kokë në ndeshjen ndaj Osasunës, për të barazuar rezultatin në 1 me 1.

Fati shënoi në minutën e 51-të, vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

 

 

17:12

Osasuna befason Barçën me supergol

Roberto Torres ka kaluar Osasunën në epërsi ndaj Barcelonës pas vetëm shtatë minutash lojë.

Ai realizoi një supergol për të shtangur mysafirët në kuadër të xhiros së tretë në La Ligë.

Pas 12 minutash lojë, Osasuna po udhëheq 1 me 0.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme