Sport

Lirim Kastrati në top formë, sonte shënoi edhe dy gola

Descriptive Text

Lirim Kastrati ka vazhduar me formën e lartë në elitën e futbollit kroat.

Përfaqësuesi i Kosovës ka shënuar edhe dy gola sonte, në fitoren e thellë të Lokomotivës së Zagrebit ndaj Slaven Belupos, transmeton Koha.net.

Lokomotiva shënoi fitore me rezultat prej 6 me 1.

Kastrati shënoi në minutën e 20 dhe 50, derisa shkon në kuotën e pesë golave në kampionat, i dyti më i miri pas Mario Cuzes.