Sport

Hendboll: Tahirukaj në Zvicër, Kameri në Belgjikë

Dy reprezentuesit e Kosovës në hendboll, Drenit Tahirukaj dhe Elma Kameri, karrierën do ta vazhdojnë jashtë Kosovës.

Tahirukaj ka arritur marrëveshje me skuadrën e Kategorisë së Dytë të Zvicrës, Kreuzlingen.

Ai është huazuar te Kreuzlingeni për një vit nga Besa Famgasi, ndërsa huazimi është kompletuar të enjten.

Tahirukaj te Kreuzlingen për bashkëlojtarë do të ketë kapitenin e përfaqësueses "A" të Kosovës, Valon Dedaj. Lajmi për kalimin është bërë i ditur nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

Image

Ndërkohë Elma Kameri karrierën do ta vazhdojë në Belgjikë. Kameri ka kaluar te skuadra Antwerpen nga Istogu.