Sport

Reagimi i zyrtarëve të Slavia Pragës kur shorti i vendosi në “grupin e vdekjes”

Zyrtarët e Slavia Pragës kanë pasur një reagim të veçantë kur kuptuan se klubi i tyre do të jetë pjesë e “grupit të vdekjes” në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve”.

Praga ishte në vazon e katërt dhe shorti e vendosi atë në grupin F, e ku do të përballen me gjigantët evropianë Barcelona, Dortmund e Inter.

Përballja me ta vuri në siklet zyrtarët e klubit çek që nisën të qeshin gjatë ceremonisë.