Sport

Medel zyrtarizohet te Bologna

Bologna ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit kilian Gary Medel nga Beshiktashi për 2.5 milionë euro. Transferimi i Medelit është konfirmuar në faqen zyrtare të Bolognas të enjten në mëngjes.

Medel 32-vjeçar ka firmsosur kontratë trevjeçare me skuadrën e Serie A së Italisë. Për Medelin është një rikthim në elitën e futbollit italian. Ai kishte luajtur 109 ndeshje për Interin nga viti 2014 deri në vitin 2017, transmeton Koha Ditore.

Medel po ashtu është kapiten i Kilit, ndërsa ka luajtur 125 ndeshje me përfaqësuese dhe ka shënuar shtatë gola, duke fituar dy tituj të Copa Americas. Medel pos që luan mesfushor defensiv, mund të luaj edhe në pozitën e qendërmbrojtësit.