Sport

Tuchel i pasigurt për të ardhmen e tij te Dortmundi

Thomas Tuchel nuk është i sigurt nëse do të jetë pjesë e Dortmundit edhe në sezonin e ardhshëm.

Drejtori i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke së fundmi ka konfirmuar se palët janë përplasur për përballjen ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve kur autobusi i Dortmundit ishte cak i një sulmi me bombë, kurse këtë javë citimet dolën në shesh nga një lojtar i paidentifikuar i cili e vë në pikëpyetje qasjen e Tuchelit, transmeton Koha.net.

“Jam njeriu i gabuar të flas për këtë, do të ishte naive nga ana ime që pas një jave të këtillë të them se ‘do të vazhdojmë kështu siç janë gjërat’. Ndihem mjaft i fort për ta lënë këtë mënjanë dhe i detyruar të përqendrohem në sport. Nëse do më pyesnit javë më parë jam do ju thosha se ‘jam mjaft i sigurt se do të jem trajner këtu në sezonin e ardhshëm’”, ka thënë Tuchel, raporton Goal.