Sport

Çikalleshi drejt Serisë A

Skuadra e sapo ngritur në Serie A të Italisë, Lecce është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Sokol Çikalleshi, bën të ditur “pianetalecce.it” të mërkurën.

Çikalleshi 29-vjeçar është pjesë e skuadrës turke Akhisarspor, transmeton “Koha Ditore”. Me këtë skuadër stinorin e kaluar garoi në elitën e Turqisë, por nuk arriti të mbijetonte në atë rang.

Te Akhisarspor, Çikalleshi gjendet që nga janari i këtij viti. Stinorin e fundit në total shënoi pesë gola në 29 ndeshje, që të gjithë në Kupën e Turqisë.