Sport

Barça i kërkon falje Betisit

Foto: Reuters

Barcelona ka kërkuar falje për thumbimin ndaj Betisit, pasi e mposhti këtë skuadër 5 me 2 të dielën në La Ligë.

Pas fitores në Camp Nou, Barcelona postoi në Twitter një fotografi të mbrojtësit Junior Firpo që mbante shuplakën e hapur e në postim shkruante “Juniori e di”.

Kampioni i La Ligës e transferoi reprezentuesin e Spanjës pikërisht nga Betisi në muajin gusht.

“Barcelona dëshiron sinqerisht të kërkojë falje për çdo ofendim të shkaktuar ndaj Betisit. S’ka pasur asnjë qëllim për mosrespekt, por kemi gabuar duke e postuar në një natë që ishte shumë e veçantë për Juniorin”, ka shkruar klubi në kërkimfalje.

Firpo debutoi për Barçën në fitoren 5 me 2, duke u inkuadruar në minutën e 81-të në vend të Rafinhas.

23-vjeçari pati 29 paraqitje për Betisin sezonin e shkuar.

Image