Silva me dy asistime në ndeshjen e 400-të me Man. Cityn

Silva me dy asistime në ndeshjen e 400-të me Man. Cityn

26 August 2019 10:09

David Silva ka shënuar paraqitjen e tij të 400-të me Manchester Cityn me dy asistime dhe Sergio Aguero ka shënuar dy herë, ndërsa kampioni në fuqi i Premier Leagues ka triumfuar të dielën në udhëtim ndaj Bournemouthit me shifrat 3:1. 

Pasi Aguero shënoi golin e parë në minutën e 15-të, Silva asistoi për golin e dytë të shënuar nga Raheem Sterling, shkruan sot Koha Ditore.

Harry Wilson i dha shkurtazi Bournemouthit shpresë duke zvogëluar disavantazhin në 2:1 me një gol nga gjuajtja e lirë nga afro 25 metra. Mirëpo Silva asistoi për golin e dytë të Agueros në minutën e 64-t duke siguruar fitoren e Cityt. 

Manchester Cityt fundjavën e kaluar i mbaroi seria prej 15 fitoreve rresht në Premier League, duke barazuar me Tottenhamin. 

“Çfarë mund të them, të gjithë e njohin Silvan. Ai ka ndjenjë të lëvizë mes vijave si asnjë lojtar tjetër në botë. Ai është luftëtar. Ishte aq i rëndësishëm ai gol i dytë i shënuar nga Aguero. Ndeshja ishte e ngushtë dhe e dini se çdo gjë mund të ndodhë. Ndjenja e Sergios për gola në zonë është po ashtu unike në botë”, ka thënë trajneri i Cityt, Pep Guardiola.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme