Sport

Mustafi nuk e di nëse Arsenali do të kualifikohet në “Champions”

Shkodran Mustafi ka thënë se Arsenali ka mbetur shumë vonë për të siguruar një vend në top-katërshe të Premier Ligës.

Londinezët janë tre pikë larg Manchester Cityt në pozitën e katërt dhe duhet që City ose Liverpooli të lëshojnë pikë për t’ia siguruar një vend ekipit të Arsene Wenger.

I pyetur nga Evening Standard nëse Arsenali ka gjetur formën në kohën e duhur, Mustafi është përgjigjur: “Do të doja që ta gjenim më herët”.

“Tani kemi vetëm tri ndeshje dhe do të japim gjithçka, ashtu siç bëmë [ndaj Southampotonit], për të nxjerr rezultat pozitiv nga të gjitha ndeshjet. Shpresoj që në fund të arrijmë qëllimin tonë”.