Sport

Të huajt e Trepçës nuk kanë para të kthehen në shtëpi

Ashtu siç pritej, telashet për Trepçën nuk kanë përfunduar me përfundimin e edicionit 2016\17 të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Trepça ndeshjen e fundit e ka luajtur të shtunën e kaluar, kur u mposht nga Sigal Prishtina në takimin e tretë të serisë gjysmëfinale të plejofit. Por në Mitrovicë vazhdojnë të qëndrojnë tre basketbollistë amerikanë, dy prej të cilëve nuk kanë luajtur kohë të gjatë.

Kanë bojkotuar skuadrën për shkak të borxheve që klubi kishte dhe vazhdon të ketë ndaj tyre. Situata te Trepça vazhdon të jetë e rëndë. Nuk ka shenjë se borxhi ndaj lojtarëve të huaj e vendorë dhe ndaj trajnerëve, do të paguhet së shpejti.

Madje lojtarët thonë se klubi nuk po ua paguan as biletat për t'u kthyer në shtëpi, në SHBA. Është qendra Kiel Turpin, që ka thënë të enjten se nuk po mund të kthehet në SHBA në mungesë të biletës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.