Një kampione afrikane për Bashkimin

Një kampione afrikane për Bashkimin

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 23 August 2019 09:58

Më 18 gusht ka ndihmuar Nigerinë të fitojë titullin e kampionit të Afrikës, ndërsa të enjten ka firmosur me Bashkimin e Prizrenit.

Bëhet fjalë për basketbollisten me përvojë, Aisha Balarabe, që është lojtarja me karrierën më të pasur që në vitet e fundit ka ardhur në basketbollin kosovar. Balarabe 33-vjeçare luan në pozitën qendër dhe është e gjatë 193 centimetra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me shtatëlartësinë dhe peshën që ka, pritet të dominoi nën kosh, në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll për femra.

Në finale të kampionatit të Afrikës, Ballarabe luajti afro tre minuta. Në kampionatin afrikan është paraqitur në pesë ndeshje dhe kishte mesatare prej pesë pikëve për ndeshje. Ajo te Bashkimi kaloi pas karrierës së gjatë në Turqi. Së fundi, kishte luajtur për skuadrën Bursa.

Sipas njoftimit të klubit prizrenas, Aisha Balarabe ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Turqi, si Istanbul Universitesi, Ormanspor, Mersin, Dogu e disa të tjera. Në Turqi ka zhvilluar karrierën për një dekadë. Pjesë e Nigerisë është për kohë të gjatë. Në vitin 2003 kishte fituar titullin e parë të Afrikës, sukses që e ka përsëritur edhe në vitet 2005, 2017 e 2019. Në vitin 2011 kishte fituar medalje të bronztë në kampionatin afrikan.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme