Drenica për pikët e para, Llapi për vazhdimësi

Drenica për pikët e para, Llapi për vazhdimësi

23 August 2019 09:26

Pasi në xhiron e parë ishin pjesë e ndeshjeve që përfunduan me rezultat bindës, skuadrat që takohen në ndeshjen e parë të xhiros së dytë, kanë synime të kundërta.

Kështu Drenica synon të dëshmojë që ka potencial dhe se humbja 4:1 nga Feronikeli ishte vetëm një dobësi e rastit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë Llapi synon të dëshmojë që fitorja 4:1 ndaj Vushtrrisë është rezultat i cilësisë që ka në skuadër dhe jo shkëlqim momental.

Ndeshja Drenica - Llapi zhvillohet të premten (sot) nga ora 17:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Me këtë ndeshje fillon xhiroja e dytë e IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Dy ndeshje luhen të shtunën, dy të dielën, ndërsa takimi Prishtina - Dukagjini është shtyrë për një muaj, për të ruajtur fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen e Kosovës me Çekinë.

Drenica e Llapi kanë bërë përforcime të shumta para fillimit të edicionit dhe kanë pretendime për këtë kampionat. Derisa Llapi synon titullin sërish, Drenica shpreson për pozitë në pjesën e epërme të tabelës. Fakti se tri skuadra dalin në Evropë dhe katër largohen nga elita në fund të edicionit, ka bërë që pikët të vlerësohen me peshë të madhe që nga fillimi i kampionatit. Për këtë janë të vetëdijshëm trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, dhe ai i Llapit, Tahir Batatina.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme