Sport

Lecce kërkon Martinezin e Carrillon

Descriptive Text

Lecce është duke kërkuar për një qendërsulmues me përvojë dhe po synon të transferojë kolumbianin Jackson Martinez dhe argjentinasin Guido Carrillo, raporton “La Gazzetta dello Sport” të enjten.

Martinez në të kaluarën ishte një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, pasi kishte shënuar 94 gola në tre stinor me Porton.

Mirëpo, transferimi i tij 35 milionë euro te Atletico Madridi në verën e vitit 2015 zgjati vetëm gjashtë muaj, transmeton “Koha Ditore”. Ai luajti më pas 16 herë për Guangzhou Evergranden në Kinë, ndonëse i kishte kushtuar klubit kinez plotë 42 milionë euro.

Martinez 32-vjeçar stinorin e kaluar luajti te Portimonense në Portugali, ndërsa shënoi nëntë gola në 27 ndeshje.

Argjentinasi Carrillo ndërkohë llogaritet tepricë te Southamptoni dhe kaloi stinorin e kaluar në formë huazimi te Leganesi.