Fernandinho: Jemi të etur për trofe

Fernandinho: Jemi të etur për trofe

22 August 2019 14:30

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho, ka thënë se lojtarët e kanë gjetur motivimin për të fituar trofe.

City këtë sezon është duke u munduar ta fitojë Premier Ligën për herë të tretë radhazi dhe ta mbrojë FA Cup, derisa synim afatgjatë për klubin mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve, transmeton KP.

Braziliani ka thënë se bashkëlojtarët janë të gatshëm për të dëgjuar trajnerin, Pep Guardiola për të vazhduar fitimin e trofeve.

“Do të jetë e vështirë, por ne vazhdojmë të ecim përpara. Kur je në dhomën e zhveshjes, nuk na motivon vetëm Guardiola, mirëpo të gjithë motivojmë njëri-tjetrin. Ne nuk kemi vetëm një grup lojtarësh, por kemi një grup njerëzish dhe kjo bën diferencën. Të gjithë e kuptojmë në çdo trajnim dhe lojë të luajmë mirë futboll dhe të fitojmë ndeshjet në mënyrë që të fitojmë shumë trofe”, deklaroi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme