Sport

Witseli thotë se refuzoi Unitedin e PSG-në

Foto: Reuters

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Axel Witsel ka refuzuar ofertat nga Manchester United e PSG.

Pas 18 muajsh në Kinë, belgu u rikthye te gjiganti gjerman, transmeton kp.

Witsel ka thënë se ka refuzuar ofertat, pasi kishte ndjesi se do të luante në formacionin e parë.

“Kisha oferta nga Parisi dhe United, mirëpo nuk dëshirova të pres. Kisha ndjesi që isha zgjedhja e parë te Dortmundi. Është mirë të luash për Dortmundin. Është një klub i mirë dhe gjithmonë doja të luaja për një klub evropian. Ndoshta ishte shansi im i vetëm dhe ishte vendimi i duhur”, deklaroi ai.