Kompany po përjeton fillim të vështirë në karrierën si trajner

Kompany po përjeton fillim të vështirë në karrierën si trajner

22 August 2019 11:55

Anderlechti po mendonte t'i ofronte Vincent Kompanys një rrugë në zejen e kryetrajnerit, ende pa e parë atë se si stërviste skuadrat. Por, kur panë disa xhirime të mënyrës së stërvitjeve të Kompanys, krerët e Anderlechtit u bindën.

Kompany mori përsipër seancat stërvitore të skuadrës U-16 të femrave të Manchester Cityt si pjesë për të marrë licencën e trajnerit vitin e kaluar, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Hierarkia e Anderlechtit shikoi disa video, përgjatë disa muajve dhe vërejti përparimin që vajzat e reja të Cityt kishin bërë nën drejtimin e Kompanys dhe vendosën se produkti i akademisë së tyre është i gatshëm për të marrë postin e kryetrajnerit.

Gjiganti belg donte që Kompany të bënte të njëjtën gjë me skuadrën, grupi i parë në 56 vjet që nuk u kualifikua në kupat evropiane. T'u mësojë një mënyrë të re të lojës, t'i zhvillojë ata me shpresë që të arrijë rezultate dhe përmirësim në stil.

Filozofia është e nxjerrë nga manuali i Pep Guardiolas dhe ai e quan kryetrajnerin e Cityt si "profesor" të tij. Drejtori sportiv Frank Arnesen kishte thënë se duke dëgjuar Kompanyn ia kishte kujtuar Johan Cruyffin te Ajaxi. Kohë kërkohet për të zbatuar të gjitha ato.

Anderlechtit i ishte dashur një ndryshim dhe Kompany është parë si njeriu adekuat për të mbikëqyrë skuadrën në periudhë transicioni. Por fillimi në stinorin e tij debutues në krye ka qenë i vështirë; dy pikë nga katër ndeshje është starti më i dobët i skuadrës në 21 vjet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme