Sport

Pritje e ngrohtë për xhudistët kosovarë në Japoni

Qytetin e vogël japonez, Sanjo, e ka zgjedhur ekipi i Kosovës në xhudo për të qëndruar para kampionatit botëror që të dielën fillon në Tokio.

Në Sanjo, qytet me afro 100 mijë banorë, ekipi i drejtuar nga Driton Kuka është vendosur të hënën dhe do të qëndrojë deri në fundjavë, shkruan sot Koha Ditore.

Xhudistët janë përgatitur për atmosferë të qetë në ditët e fundit para botërorit, por janë befasuar për të mirë nga banorët e Sanjos. Atyre u është bërë pritje shumë e ngrohtë dhe respekti i japonezëve po vazhdon të shfaqet në çdo moment.

Kështu të mërkurën dhjetëra fëmijë kanë bërë një shfaqje të vogël, të bazuar në traditën japoneze, në nderim të ekipit të Kosovës në xhudo.

Dhjetëra qytetarë, duke mbajtur flamuj të Kosovës në duar, kanë përcjellë shfaqjen dhe kanë treguar respekt të madh për Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën, Loriana Kukën dhe trajnerin e tyre Driton Kuka.

Parakalimin e xhudistëve kosovarë, japonezët e kanë përcjellë me duartrokitje të mëdha....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)