Slimani te Monaco

Slimani te Monaco

21 August 2019 15:07

Sulmuesi algjerian i Leicester Cityt, Islam Slimani i është bashkuar skuadrës franceze Monaco në formë huazimi deri në fund të stinorit. Lajmi është bërë i ditur në faqet zyrtare të të dy skuadrave të mërkurën.

Algjeriani 31-vjeçar i ishte bashkuar Leicesterit nga Sportingu i Lisbonës në verën e vitit 2016 për 29 milionë funte, atëbotë rekord i klubit, transmeton “Koha Ditore”. Ai më herët ishte huazuar te Fenerbahçe në Turqi dhe Newcastle Unitedi në Premier League.

Slimani, që ka shënuar 13 gola në 46 ndeshje me Leicesterin, pritet të bëjë debutimin e tij me Monacon të dielën në ndeshjen që e luan në shtëpi ndaj Nimesit në Ligue 1.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme