Dortmundi ia dyfishon pagën Sanchos Foto: Reuters

Dortmundi ia dyfishon pagën Sanchos

20 August 2019 10:28

Borussia Dortmund ia ka dyfishuar pagën yllit të vet, Jadon Sancho, këtë verë për të siguruar që ai të mbetet aty.

E gjithë Evropa kishte filluar të interesohet për talentin e Dortmundit, dhe për këtë arsye Dortmundi e ka rritur pagën e Sanchos deri në 6 milionë euro në sezon.

Para disa ditësh administratori i Dortmundit, Hans-Joachin Watzke ka folur rreth situatës së lojtarit.

“Nuk ka shumë 19 vjeçar me të potencial të tillë. Kur ke një fubtollist të këtij lloji duhet ta rivlerësosh situatën vit pas viti”, u shpreh Watzke.

Kështu që Dortmundi do të mundohet ti bëjë ballë të gjitha ofertave për yllin e tij nga top klubet evropiane./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme