Nëna e Balotellit qau nga gëzimi për kalimin e sulmuesit te Brescia

Nëna e Balotellit qau nga gëzimi për kalimin e sulmuesit te Brescia

20 August 2019 11:03

Mario Balotelli ka thënë se nëna e tij ka qarë kur ai i ka treguar se do t'i bashkohet klubit të qytetit të tij, Brescias. Ai insiston se nuk ka frikë për dështimin e tij në rikthimin në Serie A pas tre vjetëve larg Italisë.

Balotelli është lindur në Palermo, por është shpërngulur në Brescia në moshën dyvjeçare dhe familja e tij adoptuese ende jeton atje, ndonëse babai i tij ka vdekur në vitin 2015.

Duke folur në konferencë për media të hënën, Balotelli ka treguar për reagimin e nënës kur e ka njoftuar se do t'i bashkohet Brescias.

“Nëna ime qau fillimisht kur i thashë se mund të shkojë te Brescia. Ajo ishte shumë e lumtur”, ka treguar sulmuesi, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”. “Babai im ishte nga Brescia, ai përkrahu skuadrën time, ishte ëndrra e tij që të më shihte duke luajtur me këtë fanellë, kështu që mendoj se ai do të jetë i lumtur”.

Balotelli i është bashkuar Brescias si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me skuadrën franceze Olympique Marseille kishte skaduar në qershor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme