Sport

Çekia, rivalja direkte e Kosovës për vendin e dytë në grup

Interesim të madh ka pasur për biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë. Me të drejtë - Çekia pritet të jetë rivalja kryesore e Kosovës për vendin e dytë në grup, që dërgon në kampionatin evropian të vitit të ardhshëm.

Ndeshja Kosovë - Çeki zhvillohet më 7 shtator nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja gjen dy përfaqësueset në garë të fortë për vendin e dytë, ndonëse deri në fund kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe ende e hapur është edhe lufta për pozitën e parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Anglia, megjithatë, është treguar bindëse në dy sfidat e para dhe vlerësohet pretendente e madhe për vendin e parë në grup. Kështu që më e hapur vlerësohet gara për vendin e dytë në grup. Çekia e Kosova favorizohen para Malit të Zi e Bullgarisë.

Aktualisht e dyta është Çekia me gjashtë pikë të mbledhura sa i ka edhe Anglia në vend të parë. Anglia i ka luajtur dy ndeshje, ndërsa Çekia tri. Kosova është e treta me pesë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Mali i Zi e Bullgaria kanë mbetur shumë prapa. I kanë luajtur nga katër ndeshje dhe kanë vetëm nga dy pikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)