Sport

Icardi nuk shkon te Monaco

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit ka thyer heshtjen duke konfirmuar se sulmuesi i Interit nuk do t’i bashkohet Monacos.

Monaco u raportua se ka ofruar 65 milionë euro plus bonuse për të transferuar argjentinasin, të cilit i ka ofruar pagë 12 milionë euro.

Megjithatë, Wanda Nara ka thënë shkurt për “TyC Sports” se “ai s’do të shkojë në Monaco”.

26-vjeçari destinacion të preferuar e ka Juventusin, por Interi është i interesuar ta shesë jashtë Italisë.