Monaco i bashkohet garës për Icardin

Monaco i bashkohet garës për Icardin

19 August 2019 13:13

Monaco është futur në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit, Mauro Icardi. Skuadra e Ligue 1 të Francës, është duke ofruar 65 milionë euro dëmshpërblim plus bonuse, ndërsa Icardit po i ofron një pagë vjetore prej 12 milionë euro, njoftojnë mediumet italiane të hënën.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka bërë të ditur se nuk llogarit në Icardin, kështu që argjentinasi është në kërkim të një skuadre të re, transmeton “Koha Ditore”. Ai po refuzon transferimin te Napoli, ndërsa preferon t'i bashkohet Juventusit.

Por, Juventusi nuk e ka ndërmend të paguaj shifrën që kërkon Interi për të. Monaco është gati të paguajë 65 milionë euro plus bonuset, sa ka ofruar Napoli, por një pagë dukshëm më të madhe prej 12 milionë euro në vit neto për pesë vite.

Napoli është duke i ofruar pagë 7.5 milionë euro në vit plus bonuse.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme