Sport

Top 17 transferimet që mund të ndodhin në verë

Afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i nxehtë për top klubet evropiane, që pritet të derdhin shuma të mëdha në transferimet e lojtarëve.

Mirror ka parashikuar top 17 transferimet që mund të ndodhin në verë, transmeton Koha.net.

1) Kylian Mbappe, që kërkohet nga të gjitha top klubet e Evropës.

Arsenal; Real Madrid; Barcelona; Chelsea; Man United; Man City; dhe Bayern Munich; kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Përkundër që çmimi i tij shkon mbi 100 milionë euro, ai pritet të dominojë spekulimet në afatin e verës.

2) Philippe Coutinho te Barcelona

Ylli i Liverpoolit është një nga emrat kryesor që po kërkohet nga Barcelona, përkundër që “Të Kuqtë” kanë përjashtuar mundësinë që ta shesin brazilianin.

3) Diego Costa te Tianjin Quanjian

Sulmuesi i Chelseat ishte shumë transferimit në Kinë gjatë afatit kalimtar të janarit, por kinezët nuk kanë hequr dorë dhe thonë se kanë arritur marrëveshje për sulmuesin spanjoll, transmeton Koha.net.

4) Romelu Lukaku te Chelsea ose Man Unitedi

Në rast të largimit të Costas, atëherë Chelsea do të vihej pas yllit të Evertonit, që këtë sezon ka shkëlqyer.

Në garë për të është edhe Unitedi, që pritet të mbetet pa Zlatan Ibrahimoviqin.

5) Alvaro Morata te Chelsea

Spanjolli ka refuzuar ofertë të majme nga Kina, vetëm për të vazhduar karrierën në top klubet evropiane, dhe është cak i klubit nga Londra.

6) Eric Dier te Manchester Unitedi

7) Daniel Sturridge te West Hami

8) Alexandre Lacazette tek Arsenali

9) Joe Hart te çdo klub që mund ta përballojë

10) David de Gea te Real Madridi

11) Paulo Dybala te Real Madridi

12) Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez në rast se nuk nënshkruajnë kontratat

13) Kyle Walker pritet të largohet nga Tottenhami

14) Antoine Griezmann te Man Unitedi

15) Sergio Aguero te PSG-ja

16) Pierre-Emerick Aubameyang tek AC Milani

17) Wayne Rooney drejt largimit nga Unitedi