Sport

Rita Zeqiri fiton kampionatin e parë të Kosovës në Triathlon

Atletja Rita Zeqiri ka triumfuar në Kampionatin e parë të Kosovës në Triathlon.

Zeqiri ka kryer garën prej 750 metrave në not, 20 kilometra biçikletë dhe 5 kilometra vrapim, transmeton Koha.net.

Në një postim në Facebook, Zeqiri ka publikuar një foto ku shihet në podium derisa mban trofeun në duar.