Sport

Erikseni refuzon kontratën e re të Tottenhamit

Descriptive Text

Mesfushori danez Christian Eriksen ka refuzuar një kontratë të re që i është bërë nga Tottenhami dhe po insiston të largohet nga skuadra londineze, bën të ditur "The Mirror".

Tottenhamiu i ka ofruar Eriksenit kontratë me pagë javore prej 220 mijë euro, mirëpo ai e ka refuzuar atë, transmeton Koha Ditore.

Eriksen është i vendosur të transferohet te ndonjë nga gjigantët e futbollit evropian, si Barcelona, Real Madridi apo Juventusi. Mirëpo, asnjë nga këto klube nuk ka bërë ofertë zyrtare për Eriksenin. Eriksen ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Më herët është raportuar se Juventusi po e shqyrton mundësi ta transferoj atë pa dëmshpërblim verën e ardhshme, ngjashëm si veproi këtë verë me transferim e Aaron Ramseyt të cilit i skadoi kontrata te Arsenali.