Sport

PSG-ja kërkon Dembelen e Coutinhon për Neymarin

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini kërkon dyshen e Barcelonës, Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen në shkëmbim për Neymarin, raporton "Diario Sport" të premten.

Barcelona është duke bërë përpjekje të rikthej Neymarin, mirëpo skuadra katalunase është e gatshme të ofrojë Coutinhon në shkëmbim dhe rreth 100 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, Parisi ka kërkuar që të përfshihet në shëmbim edhe sulmuesi i talentuar francez Dembele. Barcelona po heziton të jap Dembelen, mirëpo te skuadra katalunase janë optimist se mund të finalizohet rikthimi i Neymarit deri javën e ardhshme.

Neymar po kërkohet edhe nga Real Madridi, ndërsa vet sulmuesi brazilian ka insistuar të largohet nga Parisi.