Kosova mban gjallë shpresat, mposht thellë Luksemburgun

Kosova mban gjallë shpresat, mposht thellë Luksemburgun

14 August 2019 22:04

Kosova ka shënuar fitoren e parë në rrethin parakualifikues për “Eurobasket 2021”, duke e mposhtur Luksemburgun në Prishtinë.

Pas humbjes nga Luksemburgu dhe Britania e Madhe në dy xhirot e para të Grupit G, “Dardanët” fituan në Prishtinë ndaj Luksemburgut me 21 pikë epërsi, 109:88.

Ky është vetëm hapi i parë në rrugën e vështirë për kalim të kësaj faze.

Për të zënë pozitën e parë në grup, si pozitë e vetme që siguron kalimin në kualifikimet e rregullta në Eurobasketin 2021, Kosova tash duhet të mposhtë edhe Britaninë e Madhe në ndeshjen e kthimit të shtunën si mysafire dhe duhet të presë që Luksemburgu të fitojë ndaj Britanisë në ndeshjen e fundit, e që krejt në fund, koshdallimi i Kosovës të jetë më i miri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme